PAMJE/ Autobusi i Unazës pëson defekt pranë Gjykatës së Tiranës, disa persona lëndohen

Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident paraditen e kësaj të premteje në afërsi të Gjykatës së Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Unazës. Si pasojë e përplasjes, disa prej udhëtarëve kanë pësuar dëmtime të lehta nga impakti.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa burimet paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të plagosur rëndë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit.


