Sot Kuvend, Rama porosi deputetëve: Mos u provokoni nga opozita
Lajmifundit
/
13 September 2021, 17:14
Politikë

Sot do të zhvillohet seanca e dytë e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të zgjidhen drejtuesit e komisioneve parlamentare.
Kryeministri Edi Rama përpara nisjes së seancës ka udhëzuar deputetët e grupit të tij që të mos replikojnë me opozitën.
“Mos u merrni me opozitën. Mos u provokoni dhe mos replikoni. Kini korrektesë në orar dhe mbroni vetëm projektligjet që janë në seancë” ishin disa nga porositë e kreut të socialistëve.
“Fokusohuni tek puna. Mbani marrëdhënie me njerëzit dhe vazhdoni takime në terren. Ne nuk kemi punë me ata” tha më tej Rama, referuar opozitës.


