Basha shpërblen aleatët, u jep "borxh" deputetë nga PD, formohen dy grupe të reja parlamentare

Politikë

Basha shpërblen aleatët, u jep "borxh" deputetë nga PD,

Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë. Përpos PD-së grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.

Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.


Tre grupet parlamentare të opozitës

Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Grupi i Aleancës për Ndryshim
Grupi për Demokraci dhe Integrim
Pas pak, në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë./ABC

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion