I shpalli luftë Bashës dhe Ramës, Sali Berisha mbërrin në Kuvend

Politikë

I shpalli luftë Bashës dhe Ramës, Sali Berisha mbërrin

Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë i përjashtuar nga Partia Demokratike, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë Basha ka bërë lëvizjen e radhës brenda PD-së, duke huazuar disa deputetë aleatëve të tij, Shpëtim Idrizit dhe Fatmir Mediut.

Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë. Përpos PD-së grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk arriti që të formonte grup, pasi mori vetëm 4 deputetë në 25 prill.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion