Ndërtoi pa leje në Sarandë, arrestohet 51-vjeçari

Aktualitet

Ndërtoi pa leje në Sarandë, arrestohet  51-vjeçari

Një person është vënë në prangat e policisë së Sarandës për shkak se akuzohet për ndërtim pa leje.

I arrestuari është A. C., 51 vjeç, pasi akuzohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, në Ksamil.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që  ndërtojnë pa leje.

Ndërtoj pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, vihet në pranga 1 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me IVMT bashkia Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.1, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje.


Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit A. C., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion