Sot Kuvend, opozita paralajmëron sërish rrëmujë,! Berisha dhe 5 deputetë të përjashtuar nga seanca

Politikë

Sot Kuvend, opozita paralajmëron sërish rrëmujë,! Berisha

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Teksa sot pritet të miratohet nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024, nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj në Kuvend, me qëllim prishjen e seancës.

Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe 4 të tjerë do të jenë të pranishëm, pasi u përjashtuan dje për 10 ditë nga Kuvendi, nga Sekretariati i Etikës.

Kujtojmë se përveç Berishës dhe Bardhit u përjashtua Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti. Këta të fundit parashikohet që mos të lejohen të futen në sallë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion