Abuzimi me tenderin 210 mln lekë për naftën, ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës shkon në SPAK

Aktualitet

Abuzimi me tenderin 210 mln lekë për naftën, ish-zv.kryetari i

Ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është në hetim për shkelje të barazisë për dy tendera me vlerë 210 mln lekë të vjetra për naftën, ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

Ai mbërriti në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm (7 Dhjetor), një ditë pasi u pezullua nga detyra e Prefektit të Kukësit, pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka caktuar të mërkurën (6 Dhjetor) masën e sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për Ganit Gjanën.

Ish-zyrtari dyshohet se nuk ka pasijur në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse një subjekt privat, i cili kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.

Ai e ka penguar subjektin të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekëve, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.

Për pasojë Granit Gjana akuzohet se ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.

Por kush është ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës

Granit Gjana është personazhi i tretë i videoskandalit s*ksual të Safet Gjicit dhe Alma Kaçit në zyrën kryebashkiakut.

Pasi Safet Gjici i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë e rrugës pas aktit seksual, ai e adresoi tek vartësi i tij. Granit Gjana është personi që merr kontakt me Alma Kaoin duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Sipas të dhënave, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës.

Pas bërjes publike të videoskandalit, ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës u mor në pyetje nga SPAK. Ky i fundit i marrë në pyetje theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.

Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.

Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.

Në vijim të hetimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim G. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal, duke u ndaluar plotësisht i hetuari G. Gj., në ushtrimin e detyrës pranë Prefekturës Kukës.

Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05.12.2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion