“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi s’kursehet me Xhaçkën: Fshihesh si kriminele

Politikë

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi

Pas fjalës së mbajtur në Kuvend nga Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi, u shpreh se ajo duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.

Gazment Bardhi: Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.

Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Opozita kërkon heqjen e mandatit, Xhaçka në Kuvend: Kurrë mos u bëftë ajo hoteleri, pas baltës së hedhur

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza për opozitën, ndërsa nënvizoi disa herë se kurrë nuk ka përfituar asnjë qindarkë apo procedurë të lehtësuar për hotelin që bashkëshorti i saj do të ndërtojë në jug.

Madje ajo me gjuhën e popullit tha; kurrë mos u bëftë kjo hoteleri!’.

“Kurrë mos u bëftë kjo hoteleri, pas baltës që është hedhur. Për të drejtën e plazhit për klientët e hotelit, jo të përfitimit të hotelit pa pasur plazh fare. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare të papërfitueshme nga askush dhe mund të përdoren.

 T’u thuash njerëzve që ai mori plazhin, kjo është të tallesh me ta. Duhet të ketë plot nga ata që po dëgjojnë. Pas hatave dhe bëmave që kanë dëgjuar, e kanë të pamundur që të besojnë.

Një furtunë në gotën me raki të politikës që çfarë nuk përfituan nga kjo politikë. Sot janë në fazën e heqjes së rakisë.”, tha ajo.

FOTO/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Olta Xhaçka shfaqet në Kuvend

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi

Sot në Kuvendin e Shqipërisë pritet të diskutohet në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kjo e fundit është shfaqur në seancën plenare, ndërsa shihet duke diskutuar me kolegun e saj socialist Arben Pëllumbi.

Deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.

Dy grupet parlamentare të PD dhe PS kanë dorëzuar raportet e tyre në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.

Sot vendoset për mandatin e Olta Xhaçkës, Çuçi: Do votojmë pro dërgimit të çështjes në Kushtetuese

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi

Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

‘Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës.

Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.

Sot Kuvend, çfarë pritet të vendoset për mandatin e Olta Xhaçkës

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi

Në Kuvendin e sotëm që nis në orën 10:00 do merret një vendim mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Do vendoset nëse ajo do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën kushtetuese. Kjo pikë e rendit pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Partia Socialiste nuk ka mbajtur ende një qëndrim për këtë çështje, por ka deklaruar se deri të mërkurën do përgatiste një raport, ku do rendiste argumentet ligjore ndaj vendimit të Kushtetueses dhe do e prezantojë sot.

Sot gjithashtu do kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për influencën ruse, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Në rend dite gjithashtu janë futur edhe kërkesat e institucioneve të vettingut për rritje page.

 

ME TE LEXUARAT