Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë, 8 viktima

Bota

Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë, 8 viktima

Të paktën tetë persona vdiqën në fundosjen e një varke emigrantësh në Mesdhe të mërkurën, thanë autoritetet italiane.

Sipas autoritetit portual të Italisë, një anije me të paktën 30 persona u fundos rreth 30 milje detare në juglindje të ishullit Lampedusa në ujërat ndërkombëtare.

Pavarësisht kushteve të vështira, varkat patrulluese shpëtuan disa persona, vazhdoi roja bregdetare italiane, duke shtuar se disa vdiqën nga hipotermia teksa po transportoheshin në Lampeduza.

Autoritetet italiane raportuan mbrëmë se shpëtuan 23 të mbijetuar të cilët u dërguan në ishullin italian, midis Siçilisë dhe Tunizisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion