"S'ka lidhje me e lagu s’e lagu bufi bishtin këtu”, Rama ironizon Berishën, ndalet te anëtarësimi në BE

Politikë

"S'ka lidhje me e lagu s’e lagu bufi bishtin këtu”,

Edi Rama thotë se Shqipëria është drejt rrugës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian, dhe për ta arritur këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër përveç tij.

Sipas kryeministrit, deri në momentin që Shqipëria nuk është ende pjesë e BE, ka rëndësi shumë të madhe se kush qeveris në Shqipëri.

Edhe sot, në komunikimin e tij live në Facebook të martave, Rama nuk ia kurseu ironitë opozitës, ndërsa iu drejtua sërish “bufit të kënetës” (duke iu referuar Sali Berishës) duke i thënë se nuk do të ndodhë dhe as duhet të ndodhë që SPAK të shkrihet.


“Është bufi i kënetës apo kushdo qoftë që thotë do shkrijmë SPAK, kjo nuk duhet dhe nuk do varet më nga vullnetet e brendshme në momentin që jemi në BE. Standardet e bashkëjetesës demokratike dhe gjithë proceset e tjera janë pjesë e të jetuarit të përditshëm në familjen e madhe të Europës.

Për ta vizualizuar, kini parasysh me futjen në BE pasaporta e secilit nuk është më Republika e Shqipërisë me të drejtë lëvizje, por sipër aty do të shkruhet bashkimi europian. Kapërcim epokal që ia detyrojmë fëmijëve tanë, nuk ka lidhje fare e lagu se lagu bufi bishtin këtu në Shqipëri, jo po e majta, jo po e djathta.

Për sa kohë nuk jemi aty brenda, ka shumë rëndësi se kush qeveris sot këtu, dhe këtë e dinë dhe ata që nuk duan ta pranojnë, se këtë raport që kemi vendosur unë dhe PS dhe Europën dhe botën nuk e kemi pasur kurrë, dhe unë e di si bëhet kjo punë dhe si mbyllet ky proces! Askush tjetër nuk e bën dot. Dhe ndaj jam këtu dhe duroj lloj-lloj salamandrash, e insektesh”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion