Parlamenti Europian hap zyrën për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm

Politikë

Parlamenti Europian hap zyrën për Ballkanin Perëndimor në

Edhe këtë të martë kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, duke e kthyer tashmë si një “zakon” komunikimi dhe interaktiviteti me publikun.

Në nisje të kësaj komunikimit live në Facebook, kreu i qeverisë është ndalur në një lajm të bërë publik dje nga Parlamenti Europian ku u bë me dije se në Tiranë do të hapet një zyrë për të forcuar më tej angazhimin e tij me Ballkanin Perëndimor.

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm, një moment tjetër shumë i  mirë për pozicionin tonë ndërkombëtarë, ndërkohë që kemi nisur përgatitjet për samitin e madh më 16 maj, e para samitit BE dhe liderët e BE kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të rajonit tonë. Pra 15 do të mikpresim liderët e Këshillit Europian dhe më 16 do të vijnë liderët e të gjithë kontinentit, me përjashtim të Rusisë”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion