Inceneratorët/ “S’jam unë peshku i madh, nuk e dënoni korrupsionin me mua”, Lefter Koka pason përgjegjësinë

Politikë

Inceneratorët/ “S’jam unë peshku i madh, nuk e dënoni

Në seancën gjyqësore që po mbahet në shkallën e dytë për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë Lefter Koka.

“E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” – akuzoi në seancë Leftë Koka.

Anila Hoxha raporton ish mjeshtri tha “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”.

“Megjithëse u bë një vit hetim, konkulzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, tha ai.

Lefter Koka sipas raportimit të Anila Hoxhës foli gati 20 , mbasi folën dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj.

Koka pyeti përse SPAK nuk merr për referencë kontratat e tjera për landfille të përmendura si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.

Gazetarja Hoxha raportoi se Koka deklaroi që “E gjithë Durrësi e di qe jam biznesmen, kam bërë bamirësi dhe bëj falë aftësie të mia financiare dhe askush nuk e beson që biletat e mia të avionit t’i paguajë Mërtiri. Avokatët e tij thanë që në këtë pikë biletat e rezervuara janë tre vjet më vonë se sa lidhja e kontratës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion