Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, katër automjete përplasen me njëra-tjetrën

Aktualitet

Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”,

Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Sipas burimeve nga policia, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje. Megjithatë, pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkaq mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur edhe pranë Maminasit, në autostradë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion