"Si t'u themi në Bruksel se ne kemi një kënetë?!" Rama në Pogradec: Historia e BE-së ka treguar se dera mbyllet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral sot në Pogradec. Rama foli ndër të tjera dhe për synimet për integrimin europian.
Ai tha se historia e BE-së ka treguar se dera mbyllet duke iu bërë thirrje qyetetarëve që të votojnë forcën e tij politke. Rama tha se sot me vendet e BE-së kemi një marrëdhënie ku ata na besojnë dhe na vlerësojnë.
“Më 11 maj ne mund të përcaktojmë fuqinë me të cilën do të përballemi dhe me të cilën do i dalim me sukses, përballej në tryezën e negociatave për t’u anëtarësuar në BE.
Nuk ka rendësi që ata që nuk janë fort mbështetës të PD-së, por që janë të interesuar të jenë në BE, nuk ka rëndësi a pëlqejnë PS apo jo, por ka rëndësi vota e tyre për të çuar Shqipërinë në BE.
Të bëjnë jo atë që forca politike i shtyn drejt kënetës, por të shkojnë drejt pesës. Kemi bërë një përpjekje për të vendosur identitetin tonë europian. Të kemi sot një marrëdhënie ku ata na besojnë dhe na vlerësojnë


