Si është të punosh me Ramën? Spiropali: Jemi të dy të troçtë ndaj...

Politikë

Si është të punosh me Ramën? Spiropali: Jemi të dy

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pyetur në emisionin ‘’Dola te Ola’’, në News24 se si është të punosh me Ramën.

Spiropali thotë se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është fare i tillë.

Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin, është i troçtë dhe thotë gjithmonë atë që mendon, prandaj dhe komunikimi i saj me të është shumë i mirë.

‘’Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamoflon kurrë realitetin.

Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe troçtë. ‘’- tha Spiropali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion