Ndahet nga jeta oficeri italian, ja pse ishte i veçantë për Presidentin Meta

Politikë

Ndahet nga jeta oficeri italian, ja pse ishte i veçantë për

"Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio."

Kështu e nis mesazhin e tij në Facebook presidenti Ilir Meta, i cili jep lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit që e shoqëruar në të gjitha vizitat e tij në Komunitetin Arbëresh në Itali.

Në fund të reagimit, kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet e tij familjes, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit Arbëresh.

Ilir Meta: Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion