Shtyhet vendimi për Ilir Metën, gjykata shqyrton nesër kërkesën për ndryshimin e “arrestit në burg”
Lajmifundit
/
14 Shtator 2026, 16:55
Politikë

Është shtyrë kërkesa e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e trupit gjykues. Seanca e radhës do të zhvillohet nesër, në orën 10:00.
Ilir Meta është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Sipas hetimeve të SPAK, ai dhe deputetja Monika Kryemadhi dyshohet se kanë favorizuar kompani private dhe janë përfshirë në aktivitete të dyshuara financiare, përfshirë lobime dhe transaksione të ndryshme.


