Vetëm dy fëmijë në fshat, mbyllet shkolla në Eçmenik të Devollit

Aktualitet

Vetëm dy fëmijë në fshat, mbyllet shkolla në

Një tjetër shkollë në fshatrat e Devollit nuk do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor.

Bëhet fjalë për shkollën e fshatit Eçmenik, ku dy fëmijët e vetëm që kanë mbetur në fshat do të ndjekin mësimin në Bilisht.

 “Një nxënës në kopsht, një në shkollë. E çoi e ëma në Bilisht dhe e regjistroi. Vjet ishim 3-4, sivjet nuk ka. Na vjen keq, fëmijët ku do shkojnë?  Shkojnë në Bilisht me paratë e tyre. E për një është i detyruar të rrijë mësuesi”, thotë një banor i fshatit.

E njëjta situatë duket edhe në shkollën e bashkuar të fshatit Fitore, ku këtë vit nuk ka pasur asnjë regjistrim në klasën e 10-të.

Në këtë shkollë mësojnë rreth 7-8 fëmijë, ndërsa mungesa e regjistrimeve në gjimnaz rrezikon që në vitet e ardhshme edhe kjo godinë të mbetet pa nxënës.

“Të rinj nuk ka, një pjesë ikin në Bilisht, një pjesë ikin në profesionale në Korçë. I bie të mbyllet. Na vjen keq, gjimnazi ka pasur 200 e ca nxënës. Të rinjtë kanë ikur, fëmijët jashtë, fshat i vogël, por edhe të mëdhenjtë nuk kanë. Nuk ka të rinj”, thotë një banor.

Boshatisja e fshatrave dhe largimi i familjeve po sjellin rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve, duke vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e shkollave që dikur frekuentoheshin nga qindra fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion