Dalin pamjet se si 6 policë mbajnë protestuesin me duar të lidhura dhe njëri e grushton në bark (VIDEO)

Aktualitet

Dalin pamjet se si 6 policë mbajnë protestuesin me duar të

Gjashtë punonjës policie me uniformë përballë një personi me duar të lidhura. Në pamjet e publikuara, një punonjëse e godet personin në stomak.

Nëse pamjet pasqyrojnë saktësisht ngjarjen, kjo nuk është përdorim proporcional i forcës dhe as neutralizim i një rreziku. Një person i prangosur dhe nën kontrollin e policisë nuk mund të trajtohet me dhunë të panevojshme.

Kjo kërkon verifikim të menjëhershëm, të plotë dhe të pavarur. Nëse pas hetimit konstatohet se ka pasur tejkalim të kompetencave apo përdorim të paligjshëm të forcës, përgjegjësit duhet të përballen me pasojat ligjore.

AMP dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duhet të reagojnë qartë: të distancohen nga çdo akt dhune e paligjshme dhe të garantojnë një hetim transparent.

Sepse nuk është kjo Policia që duam.

Policia ka të drejtë dhe detyrë të përdorë forcën kur ligji dhe rrethanat e kërkojnë. Por forca duhet të jetë e ligjshme, e nevojshme dhe proporcionale.

Mijëra punonjës policie çdo ditë sakrifikojnë, rrezikojnë jetën dhe punojnë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit. Një akt i papranueshëm nuk duhet të njollosë të gjithë uniformën.

Por pikërisht për të mbrojtur dinjitetin e uniformës, çdo abuzim duhet të hetohet dhe, nëse provohet, të ndëshkohet.

Policia e fortë nuk është ajo që dhunon të dobëtin. Policia e fortë është ajo që zbaton ligjin edhe kur ka pushtetin në dorë.

ME TE LEXUARAT