Shqipëria dënon sulmin iranian drejt Izraelit: Po kërcënohet siguria rajonale

Politikë

Shqipëria dënon sulmin iranian drejt Izraelit: Po kërcënohet

Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.

Në postimin e publikuar në X, Hasani thekson se Shqipëria e dënon këtë sulm jo vetëm ndaj Izraelit, por edhe njerëzve që jetojnë atje.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, shkruan në X Hasani.

ME TE LEXUARAT