Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e 5 grupeve kriminale

Aktualitet

Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj

Dy vite pas operacionit “Five” të goditjes së 5 grupeve kriminale të trafikut të drogës me 32 persona të pandehur, teksa më parë u ishin lehtësuar edhe masat e sigurisë në “arrest shtëpie” pas kalimit të afateve të paraburgimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar shpalli sot (2 Tetor) verdiktin e saj.

Jepen 30 dënime me burgim, një vendim pafajësie dhe një shpallje moskompetence. Në total gati 2 shekuj burgim me gjykim të shkurtuar, me marzhe izolimi nga 3-12 vite burgim.

Për një nga të pandehurat u urdhërua lirimi, pasi dënimi u pezullua me masën që kishte kryer më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 14 Maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos ndryshimin e masave të sigurisë të 32 personave të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në 6 qytete, në muajin Mars 2022, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Në atë kohë SPAK deklaroi se kishte mundur të evidentonte 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Prrenjas, qytete ku edhe u shtri operacioni.

Veprat e dyshuara kriminale ishin kryer gjatë periudhës nga muaji mars 2019 deri në nëntor të vitit 2020. Tani SPAK dhe Policisë do i duhet t’i rikthejë në qeli të gjithë të dënuarit e dosjes penale.

ME TE LEXUARAT