“Vjehrra që i uroj çdo vajze”/ Sara Gjordeni poston mesazhet me nënën e Bardhit
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni, ka zbuluar së fundmi marrëdhënien që ka me nënën e partnerit, Bardhi Idrizi.
Në fillesat e lidhjes së Sarës dhe këngëtarit të njohur, u duk se familja e këtij të fundit nuk ka qenë dakord por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e BBV, teksa ka postuar disa mesazhe me vjehrrën e saj në “Instastory” ku shkruan:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze”.
Në bisedën e publikuar duket se nëna e ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri po thur një palë doreza për bebushen e çiftit, e cila pritet të vi në jetë së shpejti.
Kujtojmë që raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm. Shpeshherë është përmendur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e Bardhit.