Shkëlzen Berisha thirret në Gjykatë, djali i ish-kryeministrit dëshmitar për çështjen “Gërdeci”

Politikë

Shkëlzen Berisha thirret në Gjykatë, djali i ish-kryeministrit

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.

Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Seanca e sotme u shty pas kërkesës së Fatmir Mediut i cili kërkonte të ishte pranishëm në seancë por e kishte të pamundur pasi duhet të ishte në parlament për votimin e pr/buxhetit. Në seancën e radhës do të jenë 7 deshmitar  të mbetur nga lista e prokurorisë mes tyre edhe Aldo Bumci dhe Shkëlzen Berisha

Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Të enjten e kaluar Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion