Pamjet që bënë xhiron e rrjetit, prezantuesja e BBC tregon gishtin e mesit gjatë edicionit të lajmeve

Bota

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit, prezantuesja e BBC tregon

Një gjest i turpshëm i bërë në transmetim live nga një prezantuese e BBC-së, është bërë viral në rrjete sociale. Mariam Mosiri ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

Në videon që po bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja.

Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion