Kryenin veprimtari që cënonin interesat e shtetit/ Ministria e Brendshme fut në "listën e zezë" dy shtetas maqedonas (EMRAT)
Lajmifundit
/
4 Gusht 2026, 12:34
Aktualitet

Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit
Të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.
Burimet bëjnë me dije se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën dhe Bekir Halimin me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.


