Sherri te selia e partisë së Tom Doshit, policia shpall në kërkim babë e bir

Politikë

Sherri te selia e partisë së Tom Doshit, policia shpall në

Një ditë pas incidentit në zyrën elektorale të PSD në lagjen e ‘Ali Demit’, policia ka shpallur në kërkim babë e bir.

Bëhet fjalë për Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari.

Sipas policisë, Lorenc Telhallari është konfliktuar me një person tjetër (në media u aludua për menaxherin e basteve sportive të paligjshme “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj).

Fillimisht ai është larguar nga vendngjarja, por është rikthyer më pas, me babanë e tij, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenc Telhallari dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

Rezulton se shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete.

Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.

Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, njofton poliica.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion