Sherri në mitingun e Berishës në Elbasan, arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

Politikë

Sherri në mitingun e Berishës në Elbasan, arrestohet

36-vjeçari Ervin Totolaku, i cili goditi me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Blutë bëjnë me dije se ndaj Totolakut rëndojnë akuzat për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prishja e qetësisë publike". 

Ngjarja ndodhi më 7 maj, në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, ku një sherr mes disa personave nisi papritur gjatë takimit elektoral të Kryetarit të PD, Sali Berisha.

Siç u bë me dije, Parid Boçi, djali i drejtuesit politik të PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ishte i përfshirë në sherrin e dhunshëm, i cili pësoi dëmtime të lehta. 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Totolaku, 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prishja e qetësisë publike", pasi më datë 07.05.2025, në lagjen "Emin Matraxhiu", dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Parid Boçi, për motive të dobëta', njoftoi sot policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion