SHBA sanksionone në veri të Kosovës, reagon Yuri Kim

Politikë

SHBA sanksionone në veri të Kosovës, reagon Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë të tjera detaje lidhur me planin strategjik të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat, teksa SHBA bëri me dije sanksionet e vendosura për grupin në veri të Kosovës.

“Me urdhër ekzekutiv të Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të zbuluar përgjegjësit, ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minojnë demokracinë”, shkruan diplomatja ndër të tjera.

“Vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërmarrë, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan ajo më tej.

Deklarata e Yuri Kim vjen pasi sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të Evropës, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. 

ME TE LEXUARAT