"Nuk kam lidhje me atë person", Atdheu sqaron ndjekësit për Borën

Showbiz

"Nuk kam lidhje me atë person", Atdheu sqaron ndjekësit

Atdhe Xharavina, është një nga figurat publike, i cili është përfshirë në trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, prej thashethemeve që janë nxitur nga vetë ai për një lidhje të mundshme midis tij dhe prezantueses.

Atdheu ka qenë disa herë provokues nëpër intervista në lidhje me moderatoren dhe gjithmonë ka çuar sinjale të dyshimta deri sa ishte vetë Bora e cila vendosi ‘pikat mbi i’ duke mohuar një lidhje mes tyre dhe Atdheu e hoqi më pas edhe nga Instagram-i dhe u bë disi më i qartë në lidhje me marrëdhënien e tij me Borën.

"Nuk kam lidhje me atë person", Atdheu sqaron ndjekësit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Një nga herët e fundit ai postoi një InstaStory me shkrimin: “Ti je si bora, e bukur, por e ftohtë.”

 

Por sot pas mesnate, ai ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e tij në Instagram dhe ka sqaruar se këto aludime po i prishin marrëdhënie me një vajzë tjetër e se nuk ka lidhje aspak me ‘personin tjetër’ që është Bora Zemani.

"Nuk kam lidhje me atë person", Atdheu sqaron ndjekësit

“Varet se si i marrin  njerëzit edhe portalet story-t e mia, unë tek intervista e fundit u tregova i sinqertë që më kanë prishur punë me një gocë dhe prap kur hedh story unë e lidhin me një person tjetër që s’ka lidhje fare.” ,- shkroi ai. 

Atdheu mesa duket pikërisht në këto momente kur rrjeti zien vendos të bëjë statuse, të cilat lëjojnë vend për interpretim.

 

Nuk është hera e parë që Atdheu lë mesazhe dyshuese kundrejt Borës, ai madje ka arritur deri aty sa ka përmendur se do dëshironte të kishte një vajzë e ta quante me emrin ‘Nala‘ , deklaratë, të cilën e ka dhënë Bora më herët.

A do vazhdojë të jetë kaq i qartë Atdheu, apo do presim prej tij ende mesazhe koduese?! Mbetet të shohim.

ME TE LEXUARAT