"S'donin që ne të takoheshim", Rama mesazh nga Athina: S’kam ardhur të takohem me shërbëtoret e grekëve

Politikë

"S'donin që ne të takoheshim", Rama mesazh nga Athina:

Mes duartrokitjesh dhe brohoritjes kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Athinë, para mijëra shqiptarëve që janë të pranishëm në stadiumin “Galatsi”.

Rama ka përcjellë një mesazh të qartë duke thënë se shumë deshën që ky takim mos realizohej, por që ai ishte aty për t’u çmallur me bashkatdhetarët e tij.

“Mirëseardhja juaj më emocionon. Entuziazmi juaj më përul. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarin për ju njerëz të zakonshëm nga dekada e artë e Shqipërisë. Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdhetar tonë në këtë pjesë të Evropës.

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqe gëzimi familjar ata do kuptojnë se unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtoret e tyre të dikurshëm, kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë e kësaj shtëpie.

Shqiptaret nuk janë më të ardhur e leckosur nga malet, por përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën nga dhuna tragjike dhe i sheh sot drejt e në sy të gjithë që meritojnë dhe kërkojnë të drejtën që kërkon nga të gjithë”, tha Rama ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT