Mijëra shqiptarë mblidhen në stadiumin “Galatsi”, ja politikanët që do të mbajnë fjalim në Athinë

Pritet që pas disa minutash të nisë dhe takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, të cilët kanë mbushur plotë sallën “Christmas Theater” në stadiumin “Galatsi”.
E teksa vetëm pak më parë kryeministri Rama dhe kabineti qeveritar ka mbërritur në aeroportin e Athinës, janë zbuluar edhe radha e fjalimeve që di mbahet në sallë.
E para që do marrë fjalën në këtë takim është ambasadorja e Shqipërsisë në Athinë, Luela Hajdaraga, e ndjekur nga kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, ndërsa në fund fjalimin e mban Edi Rama.
Fjalimet që do mbahen:
-Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga
-Kryetari i bashkisë Sarandës, Oltion Çaçi
-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi
-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha
-Majlinda Dhuka, Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian
-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS
-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin
-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS
-Kryeministri Edi Rama
Mijëra shqiptarë janë mbeldhur në sallën në Athinë, ku me këngë patriotike dhe të veshur kuqezi, presin me padurim ardhjen e kryeministrit Edi Rama.


