Durrsaku i dehur përplas makinën e patrullës së Policisë, plagoset një efektiv

Aktualitet

Durrsaku i dehur përplas makinën e patrullës së

Një i ri është arrestuar nga Policia e Rrugoe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Në pranga është vënë shtetasi M. B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Sipas njoftimit të autoriteteve, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Poliçan-Çorovodë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Mitsubishi”, që ishte në përdorim nga patrulla e qarkullimit rrugor që po kryente shërbimin në këtë aks rrugor.


Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë që drejtonte automjetin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion