Satelitët në orbitë/ Gallatë në Kuvend, Këlliçi: Tender dhe për punimet në Rrugën e Qumështit

Politikë

Satelitët në orbitë/ Gallatë në Kuvend,

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, si shumë të tjerë ditën e sotme, ka komentuar me ironi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me dërgimin në hapësirë të dy satelitëve.

Nga foltorja e Parlamentit, Këlliçi u shpreh se kampi socialist është duke punuar pa pushim për t’ua bërë më të vështirë jetën qytetarëve duke iu referuar rritjes së çmimit të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike.

Deputeti i PD i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe zëvendësit të tij Arben Ahmetaj që të dalin në terren dhe t’ua komunikojnë në sy qytetarëve rritjen e çmimeve.

“Vjen dhe tallet duke folur për satelitë që do të dërgojë në orbitë, pëllumbat e tu paskan shkuar edhe në orbitë. Ke lënë mjekrën të dukesh si Ismail Qemali, por idhull paske edhe Yuri Gagarin që shkoi i pari në hapësirë. Javën tjetër do vijë dhe të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit.

Nuk ka shqiptar që nuk e sheh se kampi socialist nuk pushon fare, për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të shtrenjtë. Rama njoftoi rritjen e çmimit të bukës, karburantit dhe energjisë, socialist nga ata të rrallë që thotë që nuk ka shqiptarë që vuajnë për bukë e gojës…

Dy kokat e qeverisë mendojnë se shqiptarët mund ta blejnë bukën më shtrenjtë se ua mban xhepi. U bënë tetë vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptarëve…Hajdeni e thojuani në sy qytetarëve që është e përballueshme rritja e çmimit të bukës. Çdo t’u bëni shqiptarëve që nuk kanë mundësi të paguajë, do t’u tregoni burgun?”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion