“Safet Gjici nuk është i vetmi”, avokati paralajmërim të bujshëm: Kryebashkiakë të tjerë pritet të shkarkohen

Politikë

“Safet Gjici nuk është i vetmi”, avokati paralajmërim

Avokati Jordan Daci ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se Safet Gjici nuk do të jetë kryebashkiaku i vetëm që është shkarkuar dhe sot është marrë i pandehur, por shpejt do të “bien” dhe kryetarë të tjerë.

Ai foli dhe për kryebashkiakët e mëparshëm, në mandatin e kaluar, kur disa prej tyre u detyruan të ndërprisnin detyrën apo të mos e merrnin fare atë, për shkak se i kapi ligji i dekriminalizimit nga rekordet e tyre të kaluara.

“Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi.

Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar. Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen.

Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”, tha Daci në emisionin Top Story në TCH.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion