Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Mazhoranca të respektojë Kushtetutën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar sërish interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat.
“Qoftë kërkesës së një grupi të kolegëve të opozitës për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga i shqiptarëve në një ‘dyqan’ personal të Klodian Zotos dhe Mirel Mertirit. Për kolegët e maxhorancëz, fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin para çdo ditë nga buxheti i shtetit për punë të pakryera, nuk është një çështje urgjente.
Fakti që paratë e shqiptarëve sigurojnë jetesën e dy mafiozëve në arrati, nuk është një çështje emergjente për ta. Unë e kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë në aferën e inceneratorëve për të dhënë shpjegime me debat përpara parlamentit mirëpo interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy instrumenta parlamentare të drejta të opozitës dhe sado siklet të ketë Rama dhe cilido tjetër nga maxhoranca, duhet të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja.”, tha Bardhi.


