Fjalimet e deputetëve do zbardhen nga Inteligjenca Artificiale, Kuvendi shpall tenderin

Politikë

Fjalimet e deputetëve do zbardhen nga Inteligjenca Artificiale, Kuvendi
Inteligjenca Artificiale pritet që të “përqafohet” nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përmes një tenderi, ky institucion ka kërkuar fonde për ndërtimin e një platforme të re, e cila të mund të transkriptojë fjalimet e deputetëve dhe çdo aktivitet tjetër parlamentar.

Përmes një shkrese, dërguar Prokurimit Publik, bëhet fjalë për një tender me një fond limit prej 74.5 milionë lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të të dhënave audio- video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.

“a-Blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale,  me vlerë fondi të përllogaritur në 41.420.000 (dyzet e një milion e katërqind e njëzet mijë) lekë pa Tvsh.

b-Mirëmbajtje për 48 (dyzet e tetë)  muaj me vlerë fondi të përllogaritur deri në 33.164.800 (tridhjetë e tre milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa TVSH, mbështetur në vlerën mujore të përllogaritur”, njofton Kuvendi.

Aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera publike. Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion