Begaj takon Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri

Politikë

Begaj takon Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri.

Kreu i Shtetit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Imzot Maurizio Aloise, ndërsa i shprehu dhe njëherë falënderime për pritjen emocionuese që ai dhe arbëreshët e Kalabrisë i rezervuan gjatë vizitës zyrtare në muajin maj të këtij viti.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje thelbësore për afrimin mes Kalabrisë dhe Shqipërisë, si dhe për njohjen dhe promovimin e trashëgimisë së rrallë të arbëreshëve.

Pjese e delegacionit që shoqëronte Ipeshkvin e Rossano-Cariati ishin drejtues e ekspertë nga Muzeu Dioqezan dhe i Kodikut, si edhe klerikë katolikë nga qyteti i Beratit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përgëzoi për përkujdesjen e veçantë që tregojnë në ruajtjen e veprave unike në muzeun e parë dioqezan në Kalabri dhe angazhimin e përbashkët për t’i treguar botës dëshmitë historike të komunitetit arbëresh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion