“Rishikoni sigurimin nga tërmeti!” Dhoma Amerikane e Tregtisë kritikon sërish nismën e qeverisë

Politikë

“Rishikoni sigurimin nga tërmeti!” Dhoma Amerikane e

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rikthyer kritikat ndaj projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, duke kërkuar rishikim nga qeveria. Sipas saj, drafti cenon proporcionalitetin për shtresat vulnerabël dhe ngre dyshime mbi pavarësinë e Fondit të Tërmeteve. AMCHAM kërkon më shumë transparencë, rregulla të qarta për konfliktin e interesit dhe mbrojtje për kategoritë e pambrojtura.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon nga qeveria të ri-shohë edhe projektligjin e ri për “Sigurimin e detyrueshëm i banesave nga tërmetet” të ri-hedhur në konsultim publik muajin e shkuar nga Ministria e Financave.

"Projektligji e lidh sigurimin e detyrueshëm me aksesin në shërbime të. Edhe pse ky është një stimul i fortë për respektimin e ligjit, refuzimi i shërbimeve bazë për personat që nuk janë në përputhje mund të cenojë parimin e proporcionalitetit, veçanërisht për shtresat vulnerabël. Nevojitet parashikimi i përjashtimeve ose lehtësive për kategori të caktuara të popullsisë”, shprehet AMCHAM, sipas A2cnn. 

Sipas draftit të ri ligjor, sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet do të ofrohet nga vetë shteti, por kjo sipas Dhomës nuk i jep zgjidhje problemeve.

“Krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike është një qasje pozitive, por ligji i jep Ministrisë së Financave kompetenca të gjera mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit. Kriteret për anëtarët e bordit janë të përcaktuara, por do të ishte e nevojshme të shtohen dispozita më të detajuara mbi konfliktin e interesit, transparencën, publikimin e raporteve dhe auditimeve periodike”, deklaron AMCHAM.

Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre.

“Projektligji trajton sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, por koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave nuk është i detajuar. Për të shmangur mbivendosje dhe kontestime, nevojiten rregulla të qarta mbi trajtimin e pretendimeve dhe të drejtën e subrogimit”, thuhet në deklaratën e AMCHAM.

Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 që nga viti 1900, por duket se vetëm tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës mbart një vlerësim konkret të dëmeve të pësuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion