“Shkelet e drejta ndërkombëtare”, 20 shtete firmosin deklaratën e përbashkët kundër Izraelit: Revokim të menjëhershëm për pushtimin e Gazës

Bota

“Shkelet e drejta ndërkombëtare”, 20 shtete firmosin

Njëzet e një vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Australinë, Kanadanë dhe Italinë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke e quajtur miratimin e Izraelit për projektin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor “të papranueshëm dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

“Ne e dënojmë këtë vendim dhe kërkojmë revokimin e tij të menjëhershëm në termat më të forta”, thuhet në deklaratë, në lidhje me planet për të ashtuquajturën zonë E1 pranë Jerusalemit.

“Italia dënon vendimin e Izraelit për të autorizuar vendbanime të reja në Bregun Perëndimor.

Ky vendim është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon të kompromentojë përfundimisht zgjidhjen me dy shtete dhe, në përgjithësi, perspektivat politike për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha kryeministrja Giorgia Meloni vecmas kwsaj deklarate.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion