Rikthehet Xhafaj, 73 vota pro, Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion dhe Dezinformim

TIRANE - Kuvendi i Shqiperise ka miratuar projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, me 73 vota pro dhe 7 kundër.
Pas votimit, i pari që reagoi ishte deputeti i opozitës Dashnor Sula, i cili e quajti komisionin “Xhafaj-Koti”, ndërsa akuzoi për mungesë transparence.
Sula: Urime komisioni Xhafaj-Koti, nuk keni transparencë fare. Kemi tetë komisione të përhershme, duhet të keni patur parasysh që duhet të kishit përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë të përhershëm, por kemi përfshirë vetëm pesë.
Tri të tjera ju duken të papërshtatshëm, pse i keni përjashtuar tre komisionet të tjra që mos jenë në Komisionin Antikorrupsion. Shumë faleminderit dhe nuk e teproj kur them që është Komisioni Xhafaj-Koti.
Seanca e kësaj të enjte, u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ndërsa pati edhe një ndërprerje të seancës plenare, pasi deputetë të Rithemelimit, u mblodhën para foltores, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla që ndërpreu seancën.


