Shifër me shumë zero, bëhet publike pasuria e Luiz Ejllit?!

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë personazhi më i komentuar në rrjet, megjithëse ka kaluar mbi një vit nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut shqiptar.
Ai tashme eshte baba i nje vajze dhe se fundi ka njoftuar edhe blerjen e nje shtepie bashke me Kiaren.
Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar- ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime.
Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përfliter për një shifër prej 100 mijë eurosh gjithashtu.
Mirëpo pas gjithë koncerteve dhe suksesit, sa është pasuria e këngëtarit?
Kësaj pyetje duket se i kanë dhënë përgjigje gazetarët e RTSH.
Sipas tyre, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave.
Një shifër e ‘çmendur’ duke marrë parasysh se Luizi iu rikthye tregut vetëm 1 vit më parë.


