Rama zbulon synimin: Kjo është pjesa që do t’i vendosë kapak misionit tim si Kryeministër

Politikë

Rama zbulon synimin: Kjo është pjesa që do t’i vendosë

Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij në krye të qeverisë shqiptare, i cili nuk e ka fshehur që kërkon një mandat të 4-t qeverisës vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan nga Athina, Kryeministri Edi Rama u pyet për largimin e të rinjve nga vendi.

Kjo krizë e largimit të të rinjve, Kryeministri premtoi se do të ndryshojë dhe është pjesë e projektit Shqipëria 2023. E sipas Ramës, frenimi i largimit të të rinjve do të jetë pjesa kur do të mbyllë misionin e tij.

“Këtë historinë që ikin të rinjtë se janë të pakënaqur, ikin për korrupsion, kjo është një tjetër mit. Një i ri i cili sot është në një periferi të Shqipërisë, ka të gjithë të drejtën e botës të thotë unë nuk dua të pres ndryshimin dhe të pres si babai im, jo do iki.

Këtu fillon gjëja. Sigurisht që Shqipëria nuk e ka sot forcën e brendshme që thotë pse të iki jam mirë këtu. Po ndryshon dhe kjo gjë.

Kjo është pjesa më e vështirë dhe është pjesa që do t’i vendosë kapak të gjithë misionit tim dhe Shqipëria e 2030-s do të jetë një vend ku kjo tendencë do të jetë e ekuilibruar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion