Atentat bashkëpunëtorit ngushtë të Elvis Demçes në Itali, i zunë pritë poshtë shtëpisë

Aktualitet

Atentat bashkëpunëtorit ngushtë të Elvis Demçes

Antimafia e donte në burg, bandat rivale në arkivol! Giancarlo Tei, i njohur si bashkëpunëtor i afërt i ‘zotit shqiptar’ të drogës Elvis Demçe, ka rënë pre e një atentati me armë zjarri në Romë. Ai u qëllua teksa ecte në këmbë dhe dëshmitarët tregojnë se kërkonte dëshpërimisht nënën e tij, dhe bërtiste për ndihmë, sikur të ishte ende një fëmijë.

“Ndihmë, ndihmë. Më qëlluan, jam gati të humbas mendjen”, bërtiste ai, shkruan Il Messaggero.

27-vjeçari Giancarlo Tei ka qenë i akuzuar për vrasje, dhe ishte shumë pranë arrestimit disa ditë më parë. Ai është njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me bosin e rrezikshëm shqiptar Elvis Demçe por edhe me bandat e fuqishme kalabreze të San Luca.

Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: Mbreti gomorrës shqiptare në Romë

Ka një hetim që sapo ka përfunduar dhe deri më tani i papublikuar, i cili ndihmon për të kuptuar fuqinë e bandës në shërbim të bosit shqiptar Elvis Demçe dhe atë të 27-vjeçarit që u plagos mbrëmjen e së shtunës.

“Ai ka bashkëpunuar në mënyrë të qëndrueshme me Elvis Demçen për blerjen dhe shpërndarjen me shumicë të lëndëve narkotike”, sqarojnë hetuesit.

Natyrë “të dhunshme”, e konsiderojnë hetuesit 27-vjeçarin. Gjaknxehtë dhe më kalimin e viteve ka arritur të menaxhojë trafikun e drogës, ndërsa ka mbajtu kontakte edhe me bosin shqiptar të drogës Elvis Demçen, i cili në bisedën e tij në Encorchat e quajti shqiptarin si 'i çmendur'.

Giancarlo Tei, siç e quajnë shumë 'Lallo', iu nënshtrua një operacioni për të nxjerrë plumbin.

Kujtojmë se Elvis Demce u arrestua në janar të 2022-shit, pasi në përgjime u zbulua se fliste me anëtarë të grupit kriminal për të ekzekutuar efektivë, gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin për të shkatërruar klanin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion