Rama u premton qytetarëve: Sa të jem unë në pushtet, biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin
Lajmifundit
/
7 Mars 2021, 10:44
Politikë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij me qytetarët në Lezhë, ka folur për për taksën dhe biznesin e vogël. Kreu i qeverisë u dha fjalën të gjithë pronarëve të bizneseve të vogla se nuk do të paguajnë taksë për fitimin.
“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon”, tha kryeministri Rama.