Ish- ministrja Nikolla kërkon votën në Lezhë: Të heqim Metën nga presidenca, të nxjerrim Berishën në mërgim

Politikë

Ish- ministrja Nikolla kërkon votën në Lezhë: Të heqim

Në Lezhë, në krah të kryeministrit Edi Rama është edhe ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, tashmë drejtuesja e politike e Partisë Socialiste për qytetin e Lezhës. Në fjalën e saj Nikolla tha se Lezha do të votojë për PS më 25 prill, ndërsa tregon se vota e PS do të largojë Metën nga presidenca.

 ‘Njerëzit që kanë treguar që dinë të punojnë dhe kanë treguar se nuk ka asnjë ditë kohë për pushim janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Lezhjanët kanë kuptuar se Lulzim Basha është në të një SHPK, që drejtohet nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta dhe që kanë të gjitha aksionet. Në dukje duket si i parrezikshme për demokracinë, por në fakt vota për Lulzim Bashën, është vota për të rikthyer Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të pushtetit. Në 25 prill do të zgjedhin njeriun që ka sfiduar dy momente tejet të vështira siç është pandemia dhe tërmeti.

Por do të bëhen bashkë në një referendum, që është një referendum për zhvillimin, për të vijuar Reformën në Drejtësi, është një referendum për të nxjerrë Sali Berishën në mërgimin e tij me qytetarin dixhital, për të larguar Ilir Metën nga presidenca dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës. Prandaj ne e dimë sesa e rëndësishme është vota për PS-në për të vijuar betejat dhe për të finalizuar këtë beteja të nisura.’- tha Nikolla.

ME TE LEXUARAT