Rama në Lezhë: Ne kemi investuar si asnjëherë më parë në veri të vendit

Aktualitet

Rama në Lezhë: Ne kemi investuar si asnjëherë më

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Lezhë, me temë kyçe rindërtimin dhe investimin. Rama shprehet se qeveria e tij ka investuar si asnjëherë më parë për turizmin në zonat veriore të vendit.

"Më parë ka pasur investime të bëra për të ruajtur balanca në dukje por në fakt që nuk nxisnin zhvillimin përmes burimeve më të pasura në potencë, me investime që nuk kishin një logjikë të hapave. Është e vërtetë që ne kemi vënë një fokus të posaçëm në vijën bregdetare, është e vërtetë që po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndfësishëm i këtij fokusi.  

Po të shikoni balancën, ne kemi inevstuar si asnjëherë më parë në Tropojë, në Malësinë e Madhe, në Pukë, në Dibër duke bërë realitet Rrugën e Arbrit. Patjetër që kemi investuar jo pak në të gjithë zonën e Lezhës. Është e vërtetë që kem  një lloj borxhi të pashlyer me të gjithë zonën por një borxh që do ta shlyejmë", tha Rama.

ME TE LEXUARAT