Rama shpall sot qeverinë e re! Asambleja e PS mblidhet në 11:00 te Pallati Kongreseve

Politikë

Rama shpall sot qeverinë e re! Asambleja e PS mblidhet në 11:00 te

Sot në orën 11:00 kryeministri Edi Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re.

Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që pritet të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili do të listojë prioritetet e mandatit të 4-rt dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.Në fokus, objektivi madhor i anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri më 2030-ën.

Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga vota e qytetarëve më 11 maj.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt. Po sot, do të zbulojë edhe emrin e numrit 2 të qeverisë, postin e zv.kryeministrit, si edhe kandidaturën për Kryetar Kuvendi dhe kreun e grupit të PS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion