Rama reagon publikisht: Ja pse është mbuluar busti i Skenderbeut në qendër të Tiranës

Politikë

Rama reagon publikisht: Ja pse është mbuluar busti i Skenderbeut

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar aresyen pse eshte mbuluar ne sheshin qendror te Tiranes monumenti i heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Sipas Rames, shkak eshte bere marrja e permasave per nje bust qe do ndertohet per Skenderbeun per tu vendosur ne nje nga sheshet e Parisit.

Reagimi i Rames:

Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit

Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris

Po po, e lexuat mirë! Parisi do të ketë Skënderbeun e vet

Pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij

Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër për të më akuzuar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion