Itali, ndërron jetë skiatori 18-vjeçar pas aksidentit në dëborë

Sport

Itali, ndërron jetë skiatori 18-vjeçar pas aksidentit në

Skiatori 18 vjecar Marco Degli Uomini, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, vdiq në spitalin e Udine.

Pas një fluturimi prej rreth 70 metrash, ai u rrezua keq në dëborë dhe u dërgua menjëherë në spitalin në Tolmezzo me helikopterin Suem të Pieve di Cadore.

Itali, ndërron jetë skiatori 18-vjeçar pas aksidentit në

Sipas analizave fillestare, djali ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim të dyshuar në kokë, por nuk ka humbur ndjenjat pas aksidentit.

Një fakt që u kishte dhënë shpresë mjekëve dhe familjarëve, por menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Tolmezzo lindën komplikime të rënda që kërkonin transferim të menjëhershëm në Udine.

Pasi u fut në terapi intensive, 18-vjeçari ra në koma dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, shkruan La Repubblica.

ME TE LEXUARAT