Rama publikon pamjet e aksionit për lirimin e hapësirave në Tiranë: “Ecim!”

Politikë

Rama publikon pamjet e aksionit për lirimin e hapësirave në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga aksioni i vazhdueshëm për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Në pamjet e postuara, shihet momenti kur një strukturë e biznesit privat, e cila kishte zënë hapësirë publike pa leje, po shembet nga autoritetet.

“Ecim!”, shkruan Rama në postimin e tij, duke dhënë mesazhin e qartë se aksioni do të vijojë deri në kthimin e plotë të hapësirave publike në qytet.

Rama publikon pamjet e aksionit për lirimin e hapësirave në

Ky operacion ka nisur prej disa javësh dhe synon të heqë të gjitha strukturat e paligjshme që zënë hapësira që i përkasin qytetarëve. Kryeministri ka bërë thirrje të vazhdueshme për bashkëpunim nga ana e pronarëve dhe shkelësve, duke paralajmëruar se asnjë shkelje nuk do të tolerohet.

Lirimi i hapësirave është një nga prioritetet e qeverisë në kryeqytet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rikthimin e rendit urban.

ME TE LEXUARAT